Kombëtarja Shqiptare ka nisur përgatitjet në kuadër të dy takimeve në Ligën e Kombeve, atë kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.

Kuqezinjtë zbritën në Shtëpinë e Futbollit për të zhvilluar seancën e parë stërvitore, e cila ishte e hapur për tifozët deri në fund. Myrto Uzuni dhe Qazim Laçi ishin mungesat e vetme. Dy futbollistët do t’i bashkohen skuadrës në vijim. Ndërkohë, Ernest Muçi dhe Stavro Pilo punuan të veçuar, për shkak të ngarkesës që kanë marrë në fundjavë me klubet e tyre. Gjithashtu edhe Berisha, Hoxha dhe Shpendi u stërvitën në palestër.

Pjesa tjetër e grupit vijoi me programin e diktuar nga trajneri Rolando Maran. Për portierin Etrit Berisha dhe mesfushorin Julian Shehu, Kombëtarja Shqiptare ka më shumë cilësi se Finlanda dhe se objektivi është ruajtja e vendit të parë në grup.

Sfida e parë do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” më 12 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë ekipi kombëtar do të përballet me Bjellorusinë në Budapest. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e parë të grupit me 9 pikë, teksa emocionet e këtyre sfidave do të përjetohen ekskluzivisht në Tv Kombëtar Klan.

/tvklan.al