Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur grumbullimin në Durrës për të përgatitur ndeshjen miqësore kundër Lihtenshtajnit, e cila do të luhet më 20 Gusht në “Qemal Stafa”.

Ervin Bulku: “Them se është atmosferë e mirë. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë para provës me Suedinë. Është si të them si një nxehje para Suedisë dhe duhet të mendohemi që të marrim rezultat pozitiv.”

Endri Vrapi: “Duke kaluar, dmth, një provë që ishte ajo e Polonisë them që grupi i lojtarëve është shumë i mirë dhe shpresoj, dmth, që të bëhet më e mira për këtë sezon të ri.”

Kjo është ndeshja e parë për Arie Haan përpara publikut shqiptar dhe e dyta zyrtare pas asaj të humbur me Poloninë 1 me 0 në Rojtlingen të Gjermanisë./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe