Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot, më 27 mars, seancën e radhës stërvitore në Varshavë, pas ndeshjes së fazës play-off ndaj Polonisë, ku kuqezinjtë u mposhtën 2-1 me përmbysje.
Ekipi u stërvit i ndarë në dy pjesë: lojtarët që luajtën në ndeshjen e mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.
Pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Valencias, ku do të luajë me Ukrainën një ndeshje miqësore më 31 mars, në orën 20:45.
/tvklan.al












Botërori 2026 
