Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një edicion të Ligës se Kombeve për në kornizë.

Statistikat e konfirmojnë si më të mirin që kuqezinjtë kanë bërë krahasuar me 5 sezonet qe ky kompeticion ka zhvilluar.

Shqipëria arriti të koleksiononte 15 pikë në 6 ndeshje të luajtura, duke përmirësuar veten, në krahasim me sezonin 2020-2021 kur grumbulloi 11 pikë.

Edhe 12 golat e realizuar janë shifra më e lartë që kuqezinjtë kanë arritur në këtë kompeticion, kundrejt 8 të 5 viteve më parë.

Fitorja e Ligës C dhe ngjitja në B shtron edhe rrugën drejt Europianit të vitit 2028, pasi Kombëtarja u ngjit në vazon e tretë të eliminatoreve duke shmangur një short relativisht më të vështirë në letër.

Megjithatë, kjo do të mësohet zyrtarisht në dhjetor kur të hidhet shorti i eliminatoreve, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në vitin 2027.

Kuqezinjtë kanë 2 shanse për të prerë biletën për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të mbahet Europiani.

Përveç eliminatoreve do të provojnë nga Play Offi i Ligës së Kombeve, ku do të zhvillojë një gjysmëfinale dhe një finale mes fituesve të Ligës C për të siguruar kualifikimin.

Por rivalët janë hipotetike si Mali i Zi, Islanda dhe Sllovakia,  pasi zyrtarisht do të përcaktohen vitin e ardhshëm kur të përfundojnë eliminatoret.

Por ngjitja në Ligën B dhe fitorja e grupit i solli federatës shqiptare 1.1 milionë euro shtesë, llogaritur edhe 1.1 milionë që merr çdo skuadër pjesëmarrëse në Ligën C.

/tvklan.al