Pas fitores me Luksemburgun, Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do të luajë sot një miqësore luksi kundër Spanjës.

Të besuarit e Alban Bushit do të matin forcat me një nga skuadrat më të forta të Europës, e cila do të shërbejë si eksperiencë për kampionatin europian të 21-vjeçarëve që do të luhet vitin e ardhshëm, ku Shqipëria merr pjesë si vend organizator.

Mesfushori Feta Fetai është grumbulluar nga Kombëtarja menjëherë pas fitores me Bjellorusinë.

Sfida do të luhet në orën 19:00 në Arenën Kombëtare dhe hyrja për tifozët është falas.

/tvklan.al