Kombëtarja U19 fitoi të premten turneu “Roma Kaput Mundi” i zhvilluar në Itali. Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Erjon Bogdani mundën në finale Rumaninë me rezultatin 2 – 0.

Në ditët e kaluar Shqipëria U19 fitoi Maltën, Anglinë dhe Italinë e Ligës Amatore. Këto takime i shërbejnë trajnerit Bogdani të përzgjedhjë lojtarë për eliminatoret e Europianit që do të zhvillohen në tetor në Shqipëri.

Tv Klan