Drejtë dështimit komisioni bipartizan për reformën zgjedhore. Disa muaj pas nënshkrimit të marëveshjes për përmirësimin e kodit zgjedhor si dhe hetimin e zgjedhjeve të Qershorit, puna e këtij komisioni lë për të dëshiruar. Mosmarveshja themelore midis komisionerëve të opozitës dhe pozitës ka të bejë me balancimin e komisionit qëndrorë zgjedhor. Në informimin përpara parlamentit bashkëkryetari Ruka tha se janë diksutuar deri tani amendamentet për funksionimin e komisioneve lokale, rolin e medias, policisë, vëzhguesëve si dhe shpalljen e rezultateve.

“Ndërkohë për arsye objektive është lënë për më vonë diskutimi lidhur me përmirësimin e sistemit aktual zgjedhorë, së dyti me përfundimin e diskutimit komisioni nëpërmjet grupit të ekspertëve ka proceduar në hartimin e projekt amendamenteve për kodin zgjedhorë, lidhur me rolin e mediave dhe forcave të terrenit gjatë fushatës së procesit zgjedhorë. Këto amendamente janë diskutuar në mbledhje të njëpasnjëshme në komision, ndërkohë në bazë të përfundimeve të arritura në bazë të diskutimit në parim që ka kryer komisioni, lidhur me të gjithë tematikën e cështjeve të sipër përmëndura, grupi i ekspertëve po përpunon amendamente lidhur dhe me cështje të tjera, me paraqitjen e tyre përpara komisionit. Ky i fundit do të procedojë në të njëjtën mënyre, duke bërë diskutimin nen për nen të tyre, duke pranuar ato ndryshime qe mund të propozohen nga anëtarët e komisionit”

Ndëresa komisionerët nuk kanë arritur marëveshje për pjesët kryesore të sistemit elektoral, ekspertët e OSBE kanë vendosur të ndërhyjnë sërisht duke organizuar disa tryeza të përbashkëta. Zhvillimi i zgjedhjeve me nje raund, dhënia e me teper hapsire profesionalit dhe komisioneve lokale mbeten temat kryesore të diskutimeve./tvklan.al