Këshilli i Legjislacionit ka vendosur të adresojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që detyron Parlamentin dhe maxhorancën socialiste që të ngrejë komisionin hetimor për zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025.

Palët ranë dakort në këshill për caktimin e relatorëve, për të nisur javën e ardhshme punën për shqyrtimin e çështjes.

Në qershor të këtij viti Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe e vlerësoi si të papajtueshme me Kushtetutën refuzimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi zgjedhjet e 11 majit.

Grupi Parlamentar demokrat i kërkoi në 26 shtator Kryetarit të Kuvendit zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

/tvklan.al