Presidenti Ilir Meta e quan një turp të madh Komisionin Parlamentar që është propozuar nga Taulant Balla për të hetuar raportin e Dick Marty.

Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh kundër propozimit të mazhorancës për këtë Komision Hetimor, duke thënë se dihet se kush e sponsorizon.

Më tej ai shtoi se fton Parlamentin që të ngre komision të hetojë ligjin e Metrologjisë, që ai ka kthyer për rishqyrtim.

Parlamenti të ngrejë komision për këtë ligjin që thashë unë, ku 1 apo 2 oligarkë, bashkë me një drejtor partiak duan të vjedhin qytetarët. Nëse ka një parlament, nëse ka një bandë le ta miratojnë.

Nëse ngrihet një komision për raportin e Dick Martyt, është një turp i madh i kalit të Trojës, pasi dihet se kush i fabrikoi akuzat e Dick Marty dhe kush shtete sponsorizuan dhe kërkon që t‰ fusë përçarjen mes shqiptarëve”, u shpreh Meta./tvklan.al