Raportet thonë se qeveritë autoritare abuzuan me softuerin nga firma private për të hakuar celularët

Një kompani izraelite ka përgjuar 37 telefona inteligjentë që u përkisnin gazetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

“The Washington Post”, ka deklaruar se “Pegasus” i licensuar nga “NSO Group” me bazë në Izrael gjithashtu u përdor për të shënjestruar telefonat që u përkisnin gruas dhe gazetarit kritik Jamal Khashoggi, i vrarë në konsullatën saudite në Turqi në 2018.

“The Guardian” është shprehur se pas një hetimi të detajuar është vënë re një abuzim i vazhdueshëm që “NSO Group” ka bërë për një kohë shumë të gjatë duke mundësuar nxjerrjen e mesazheve, fotove dhe postave elektronike dhe regjistron thirrjet.

“NSO” mohon çdo përfshirje. Kompania izraelite ka deklaruar se e gjitha kjo përdorej kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe u vihej në dispozicion vetëm agjencive ushtarake, të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës nga vendet me të dhëna të mira për të drejtat e njeriut.

“Amnesty International” dhe “Tregimet e Ndaluara”, një organizatë mediatike jo-fitimprurëse me bazë në Paris, fillimisht kishin qasje në listën e telefonave, të cilën ata më pas e ndanë me organizata mediatike nga e gjithë bota. Ato përfshinin disa anëtarë të familjes mbretërore arabe, të paktën 65 drejtues biznesi, 85 aktivistë të të drejtave të njeriut, 189 gazetarë dhe më shumë se 600 politikanë dhe zyrtarë qeveritarë përfshirë disa krerë shtetesh dhe kryeministra.

Klan News