Në 2028-ën astronautët mund të shohin “Netflix” e të flasin me familjarët

Për pak vjet, astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet “WhatsApp”. Madje mund të shikojnë edhe “Netflix”.

Është firma britanike “Inmarsat” e cila  do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.

Zv/presidenti i programeve strategjike të “Inmarsat”, bëri me dije se  “astronautët në Hënë do të mund të shohin ‘Netflix’ dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”.

Shave shtoi se: “Hëna është burim i 4.5 miliardë viteve të historisë së sistemit diellor, por vështirë se kemi filluar të zhbllokojmë sekretet e saj’’.

Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë, që tashmë do të jenë më të lehta për astronautët, që nuk do t’i humbin serialet e preferuara.

Klan News