Pulja për Shqipërinë, “Sëbashku drejtë Europës” u finalizua dje në sheshin Nënë Tereza me koncertin e madh festiv i cili u zhvillua në kuadër të marrjes së presidencës së Bashkimit Europian nga Italia.
Ky koncert i cili u inicjua nga ambasada Italiane në vënd dhe u organizua nga rajoni i Puljas, financuar nga nga programi Intereg, solli në Shqipëri këngëtaren e njohur Italiane me origjinë Shqiptare Anna Oxa. Gjatë performancës së saj përpara publikut të kryeqytetit Shqiptarë Anna Oxa ka prezantuar 6 nga këngët e albumit të saj më të ri, si dhe këngën me të cilën ajo u prezantua në festivalin e sivjetshëm të Sanremos.

Në fakt dhe në lukun e saj këngëtarja Oxa duket se ka ndryshuar, pasi në krahasim me disa vite më parë kur ajo është prezantuar përpara publikut me një pamje agresive dhe seksi, tani këngëtarja ka zgjedhur xhinset dhe t-shirt për të prezantuar një pamje sa më të thjeshtë përpara publikut. Edhe këngët e saj të albumit të ri duket se i përkasin stilit të qetë të muzikës Italiane.

Këngëtarja Elsa Lila është prezantuar përpara publikut në skenë pikërisht në sekontat e fundit, kur emri i saj ishte prezantuar për të pranishmit. Aventura e këngëtares Shqiptare tashmë të njohur edhe në Itali, kryesisht me këngën e saj “Valeria”, nisi në momentin kur ajo humbi avjonin e linjës për në Tiranë dhe falë dëshirës së organizatorëve për të mos zhgënjyer fansat e saj në Tiranë, Elsa Lila ka mbërritur me një fluturim charter. Ajo ka prezantuar për publikun disa këngë vërtetë të këndëshme, pjesë e albumit të saj të ri të publikuar në shtetin fqinj, Itali.

Gjithashtu në skenë është ngjitur dhe grupi i njohur i muzikës së lehtë Shqiptare West Side Family,këngëtarja fituese e maratonës së këngës popullore qytetare Mariza Ikonomi, çifti i baletit Enada Hoxha dhe Gerti Vaso si dhe grupi i muzikës jaz Bum Bum Rrum.

Koncerti u realizua nga dyshja tashmë e njohur e spektakleve Shqiptare, Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea dhe është transmetuar drejtëpërsëdrejti nga televizioni kombëtar Klan./tvklan.al