Kanë nisur zyrtarisht punimet në Kashar për ndërtimin e stadiumit provizor që do të mirëpresë koncertin e përmasave globale të Kanye West më 11 korrik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau pamjet nga terreni në rrjetet e cij sociale, duke e cilësuar këtë një event të përmasave globale.

Sipas tij, ky spektakël nuk është vetëm një ngjarje e madhe kulturore, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë, zhvillimin e turizmit dhe fuqizimin e ekonomisë lokale përmes vëmendjes ndërkombëtare.

Klan News

/tvklan.al