Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Triumfi i këngëtares Parashqevi Simaku në Elbasan. I pari koncert jasht qytetit të saj të lindjes i cili do të pasohet edhe me rrethe të tjera. Një koncert spektakël që zhvillohet në stadiumin e qytetit ku interesimi i publikut ka qenë jashtëzakonisht i madh, për ta ndjekur nga afër këngëtaren e muzikës së lehtë dhe popullore të munguar prej vitesh në ekranin shqiptar.

Për tre orë rresht Simaku ka mundur të depërtoj në zemrat e elbasanllinjve, duke u hequr atyre stresin e përditshëm. Zëri i këngëtares së re nuk ka lënë pa kujtuar dhe perlat e muzikës populore dhe asaj të lehtë shqiptare. Gjeografia e këngëve të saj ishte mbarë shqiptare. Suksesi im është Shqipëria dhe jo Amerika është shprehur Parashqevia. Kështu deri në orët e para të mesnatës është kënduar së bashku me njerëzit pjesmarrës në koncert./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti