Vetëm pak orë përpara mbajtjes së një ndër eventeve më të mëdha muzikore dhe artistike në vend, ku legjenda të muzikës elektronike do të performojnë për herë të parë në Shqipëri, në Liqenin e Tiranës, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka pritur një prej artistëve të njohur shqiptarë, Noizy, i cili do të jetë pjesë e koncertit të “Keinemusic”.
“Jam e lumtur që në Tiranë, nesër kemi një ndër eventet më të mëdha të vitit. Në Tiranën e këtyre ditëve kemi parë se si kanë qenë qindra turistë nëpër qytet, duke shijuar qytetin, të gjithë hapësirat tona, për një arsye shumë të veçantë, për koncertin, të cilin miku, shoku ynë e ka organizuar me kujdesin e vet personal dhe për të cilin është diskutuar shumë këto kohë”.
Sipas Ristanit, ky koncert është dhurata më e bukur për kryeqytetin.
“Ky koncert është një dhurate e bukur për qytetin e Tiranës. Nëse ju do të merrni sot në telefon çfarëdo lloj hoteli në qytet është i zënë prej ditësh. Nuk ka më asnjë vend. Prezenca e të gjithë atyre që kanë ardhur pikërisht për artistët që do të dëgjojmë nesër, pikërisht për këtë lloj arti, këtë lloj muzike, këtë lloj dëfrimi është diçka që tërheq dhe nuk i shërben vetëm Tiranës dhe jetës sonë kulturore, por edhe asaj kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Si pjesë e performancës së “Keinemusic”, këngëtari i njohur shqiptar, Noizy tha se evente të tilla do të zhvillohen edhe në vitet në vijim në Shqipëri.
“Do jetë një natë e paharrueshme për të gjithë njerëzit që vijnë, për Tiranën edhe për shtetin tonë, sepse çdo person që vjen këtu nuk do vijë vetëm për një ditë por do rrijë disa ditë. Uroj që gjithçka të shkojë mirë, dhe pse jo, të kemi edhe vitet e ardhshme evente të tilla me përmasa kaq gjigande”.
I krijuar në Berlin në vitin 2009 nga DJ-të dhe producentët Adam Port, Rampa, &ME, Reznik, “Keinemusic” kanë krijuar një identitet unik që ka tejkaluar kufijtë e muzikës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
