Në 11 Shkurt, Bashkia e Tiranës organizon koncertin në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet. Të ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte autorja e këtij koncerti Kozeta Kurti dhe këngëtari i muzikës popullore, Pajtim Struga.

Më 11 Shkurt të vitit 1920, qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Në këtë datë vlerësohet historikisht ardhja e qeverisë shqiptare në Tiranë, me në krye Sulejman bej Delvinën dhe pritja që iu bë asaj nga qytetarët e Tiranës.

“Është kërkesa e Bashkisë së Tiranës për të qenë koncert me muzikë popullore tradicionale. Dhe duke qenë se unë jam e aksesuar në grupet e artistëve, e instrumentistëve, në një farë mënyre kam koordinuar këtë pjesën e show-t të mbrëmjes. Sigurisht këngëtarët kanë pjesën e tyre kryesore dhe janë ata që do bëjnë për vete publikun që vjen atë natë në skenë. Megjithatë unë kam qenë në çdo hap të këtij procesi dhe e kam marrë me shumë qejf, për shkak se do jetë muzika popullore tradicionale e Shqipërisë së Mesme, e kombinuar me efektet teknologjike të imazhit. Do ketë një projeksion gjigand të Universiteti Politeknik të Tiranës”, tha Kurti.

Shumë këngëtarsi si Merita Halili, Irma Libohova, Sinan Hoxha, Artiola Toska, Valbona Mema, Pajtim Struga, Bujar Cici janë pjesë e koncertit, por gjithashtu edhe Ansambli Tirana dhe Banda e Qytetit./tvklan.al