Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti i ka bërë thirrje opozitës të mos cenoj autonominë e biznesit duke bërë akuza të pabaza për dhënien me koncesion të hidrocentraleve.

Sipas kreut të energjetikës edhe të afërm të deputetëve të Partisë Socialiste janë pjesë e koncesioneve, por ligji nuk e ndalon këtë gjë.

Dritan Prifti: “Të njëjtin koncesion ku është kunati i zonjës Bregu aksioner, është edhe dhëndri i një kompanie tjetër se janë 6 kompani është edhe dhëndri i një deputeti të PS-s të Durrësit, dhëndri i tij, pronari i një kompanie brenda të njëjtit koncesion. Por çfarë duhet të bëjmë ne që është dhëndri i një deputeti të PS-së, ne duhet të synojmë koncesionin, ne duhet ta prishim koncesionin.”

Ndërkaq ministri Prifti i ka kërkuar Partisë Socialiste të ndaloj deklaratat anti biznes, pasi sipas tij po tërhiqen bankat dhe investitorët duke rrezikuar investimet e huaja në vend.

Dritan Prifti: “Dua që ti bëj një thirrje PS-s, një thirrje shumë miqësore, një thirrje patriotike që ne nuk duhet të sulmojmë biznesin pa shkak. Sulmet që i bëhen biznesit sigurisht që investitorët tërhiqen sepse këto lloj sulesh krijojnë një pasiguri tek biznesi, krijojnë një pa siguri tek investimet.”

Gjithashtu krehu i Energjetikes i bëri të ditur Partisë Socialiste se edhe kur këta  të fundit kanë qenë në pushtet janë dhënë koncesione, por opozita e asaj kohe asnjë prej tyre nuk ka cenuar, në të mirën e vendit./tvklan.al