Ditën e sotme në Bruksel u mbajt Konferenca e Donatorëve në mbështetje të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nën logon “Bashkë për Shqipërinë”.

Gjatë kësaj konferencë, me pjesëmarrjen e 100 shteteve, në ndihmë të Shqipërisë u dha një kontribut nga secili dhe shuma totale e mbledhur është 1.15 miliard euro.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjitha shtetet që ndihmuan financiarisht Shqipërinë, ndërsa e mbylli fjalën e tij me një citim nga Kurani, kur tha se “Njerëzimi është një komb i vetëm”.

Më poshtë gjeni donacionet përkatëse të secilit shtet:

Italia- 65 milionë euro

Franca- 100 milionë euro dhe hua 60 milionë euro të tjera

Gjermani- 11 milionë euro

Suedia- 5.6 milionë euro,

Holanda- 3 milionë euro

Danimarka-  3 milionë euro

Danimarka- 2 milionë euro

Polonia- 2.7 milionë euro

Greqia-  2.5 milionë euro

Sllovaki- 300 mijë euro

Finlanda- 300 mijë euro

Austria- 1 milionë euro

Çekia- 380 mijë euro

Sllovania-  250 mijë euro

Finlanda-300 mijë euro

Luksenburgu-  150 mijë euro përmes UNICEF

Bullgaria- 100 mijë euro

Rumania- 420 mijë euro

Mali i zi- 500 mijë euro

Serbia- 2 milionë euro

Maqedonia e Veriut- 6 milionë dinarë

Kosova: 200 mijë euro

Turqia-  Ndihma totale arrin shifrën 46.3 milionë euro

Emiratet e bashkuara Arabe- 70 milionë euro për 2 mijë njësi banimi

Zvicra- 9 milionë euro

Katari- 5 milionë dollarë

SHBA- 5 milionë dollarë

Japoni- 2.5 milionë euro

Azerbaxhani: 500 mijë euro

Norvegjia: 26 milionë korona norvegjeze

Republika e Koresë: 300 mijë dollarë

Lihtenshtejni: 50 mijë euro

Algjeria: 50 mijë euro /tvklan.al