Lajme të këqija nga infermieria për Milanin. Sulmuesi Christian Pulisic, duket se ka mbyllur vitin.

Pas testeve mjekësore, është konfirmuar një dëmtim në pulpën e djathtë, i pësuar në sfidën e fundit ndaj Atalantës.

Raportimet nga Italia, bëjnë me dije se sulmuesi amerikan do të humbasë tre ndeshjet e radhës, ndaj Crvena Zvezda, Genoa dhe Hellas Verona.

Te Milani shpresojnë ta kenë gati për Superkupën e Italisë, me gjysmëfinalen e parë që është më 3 Janar ndaj Juventusit.

Pulisic ka nisur rikuperimin dhe në ditët e ardhshme do të ketë një datë të saktë se kur mund të rikthehet në fushë. /tvklan.al