E dashura e Mick Jagger, Melanie Hamrick më në fund ka konfirmuar fejesën e tyre, por nuk kanë ende  plane për martesë.

Legjenda e Rolling Stones u njoh me këngëtaren 37-vjeçare gjatë një turneu në Japoni rreth 11 vite më parë. Në vitin 2016, ata u bënë prindër të një djali të quajtur Devereaux Octavian Basil.

Melanie ka rrëfyer se 81-vjeçari i propozoi para disa vitesh.

“Kemi rreth dy ose tre vite të fejuar”, tha ajo për Paris Match. Për momentin nuk kanë ende plane për martesë pasi ajo tha se nuk dëshiron “të ndryshojë asgjë” në marrëdhënien e tyre.

“Ndoshta një ditë do të martohemi, ndoshta jo. Jemi kaq të lumtur me jetën tonë të tanishme sa do të kisha frikë të ndryshoja diçka”, u shpreh ajo.

Sekretin e marrëdhënies së tyre jetëgjatë ajo e cilësoi se është “mbështetja” dhe lumturia.

“Ne përpiqemi ta mbështetim njëri-tjetrin, të jemi aty për njëri-tjetrin dhe të sigurohemi që të gjithë janë të lumtur. Kjo është ajo që ka rëndësi për mua dhe për të cilën përpiqem”.

Në vitin 2023, Melanie foli për unazën e saj të fejesës  pasi në gishtin e saj u vu re një diamant të madh. Ajo konfirmoi për People se është “për atë gisht” duke iu referuar gishtit të unazës./tvklan.al