Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Vlorës konfiskoi dhe kaloi në pronësi të shtetit 16 milionë euro pasuri të paluajtshme të një personi të akuzuar për “Falsifikimi të dokumenteve” dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Nga hetimet rezultoi se në proceset gjyqësore dhe procedurat administrative për njohjen dhe kthimin e një pasurie 32 mijë metrash katror në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë u përdor një vendim gjyqësor i falsifikuar.
Pas përfitimit, ai ka kryer ndarje të pronës, tjetërsim dhe kalim në emër të personave të tretë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj.
Në përfundim të hetimeve ky person u dënua me 7 vite burgim.
/tvklan.al












Botërori 2026 
