Në përfundim të samitit në Bruksel, liderët evropianë miratuan konkluzionet ku riafirmohet mbështetja e tyre për integrimin e shpejtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
“Këshilli Evropian zhvilloi një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe i qëndron përfundimeve të tij të mëparshme. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e këtyre shteteve për reforma në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe shteteve të këtij rajoni gjatë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në meritë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.”
Ndër vendet e rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në pararojë të këtij procesi. Podgorica mbylli këtë të premte një tjetër grup kapitujsh negociues, ndërsa Tirana do të hapë zyrtarisht grupkapitullin e parafundit në ditët në vijim me nisjen nga puna të presidencës daneze të BE-së.
Deri në fund të vitit, synohet që të hapen plotësisht të gjithë kapitujt në mënyrë që ato të mbyllen e negociatave teknike në vitin 2027 me objektiv anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2030.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 