Konsullata e Shqipërisë në Milano është vendosur në godinën e re, ku do të ofrojë shërbime edhe për shqiptarët e Kosovës.

Njoftimi është bërë nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Shefi i qeverisë shqiptare thotë se shërbime të përbashkëta konsullore do të ofrohen së shpejti edhe në shtete të tjera.

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”,

shkruan Rama.