Ruben Bousquet, 14 vjeç nga Waterloo në Londër ndërroi jetë pasi konsumoi kokoshka në kinema.

Ai kishte shkuar për të parë një film me prindërit e tij, por filloi të ndjehej jo mirë pas konsumimit të kokoshkave dhe nëna e tij u shpreh se djali i saj filloi të shfaqte probleme me frymëmarrjen.

Ruben ishte alergjik ndaj qumështit të lopës, vezës së papërpunuar dhe sojës. Gjithashtu vuante nga astma dhe ekzema, përveç alergjive të tij ushqimore. Atë ditë në kinema, ai nuk e kishte marrë me vete ilaçin e tij kundër alergjisë.

Gjendja e 14-vjeçarit u përkeqësua papritur dhe as nuk mund të fliste. Ai më pas u rrëzua pa ndjenja në tokë dhe ndërroi jetë pas mbërritjes në spital.

Në lidhje me ngjarjen doktor Susan Chang tha: Të kesh astmë jep një rrezik më të lartë të reaksioneve më të rënda anafilaktike. Ka shumë mundësi që ai ndërroi jetë nga një episod anafilaktik i lidhur me ushqimin.

Ai mendohet se ka pësuar një reagim ndaj qumështit të përdorur për të bërë kokoshka, megjithëse asnjë arsye e vdekjes nuk është konfirmuar deri tani./tvklan.al