Ndonëse përbëjnë numrin më të lartë të diplomimeve, femrat janë më pak të integruara në tregun e punës sesa meshkujt. Dhe sipas ekspertëve, kjo vjen për shkak të punës së papaguar të grave dhe vajzave, duke u kujdesur në familje.
“Së pari, nga mentaliteti dhe kultura si shoqëri patriarkale ne kemi trashëguar disa elemente ku gruaja shihet në përkujdesje të familjes, pra bën një punë të papaguar. Dhe e dyta, shumica e grave në Shqipëri janë paragjykuar, duke u klasifikuar si punonjëse që mund të bëjnë vetëm punë komode dhe nuk janë përballur në disa pozicione të caktuara që janë klasifikuar si të vështira për t’u bërë. Dhe arsyeja e tretë është struktura e tregut të punës në Shqipëri, që i skualifikon gratë nga hapësirat dhe mundësitë për punë, sepse mungon strukturimi i duhur i bizneseve dhe kompanive dhe më të dëmtuara mbeten gratë”, tha Erion Muça, ekspert për çështjet e ekonomisë.
Banka Botërore rekomandon që Europa duhet të integrojë sa më shpejt gratë dhe vajzat në tregun e punës, për të pasur një rritje të shpejtë të zhvillimit ekonomik.
Kjo, sipas Bankës Botërore, është imediate në një kohë kur popullsia në Europë, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, po plaket me ritme të shpejta.
“Ndikimi është shumë i lartë, rrisin dhe ndikojnë pozitivisht në skenën e pensioneve, si freelance rrisin taksat në shtet dhe ndikojnë në rritjen e pagave në administratën publike dhe ndikon edhe në një ekuilibër për barazinë gjinore”.
Sipas Bankës Botërore, edhe aty ku ekzistojnë ligje për barazinë gjinore, grave shpesh u mungon mbështetja institucionale e nevojshme për të ushtruar të drejtat e tyre sipas këtyre ligjeve.
Sipas raportit, Shqipëria klasifikohet një vend i mirë për sa i përket masave ligjore, duke marrë 78.10 pikë nga 100 totale, por pëson rënie për sa i përket indeksit të suportit për gratë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 