Korça dhe zonat përreth gjatë Luftës së parë Botërore erdhën në një ekspozitë të veçantë të hapur në Shtëpinë e Flamurit në këtë qytet.

Është një koleksion i rrallë fotografish i shprepur nga një oficer francez i cili ishte me shërbim në vendin tonë në atë periudhë.

Fotografitë vijnë si një dëshmi e një prej periudha më të trazuara të historisë shqiptare ndërsa sjellin edhe jetën e përditshme të banorëve, traditat, veshjet dhe trashëgiminë kulturore.

Ekspozita erdhi në kuadër të 110 vjetorit të Shpalljes së Republikës autonome të Korçës.

Oficeri francez veç Korçës udhëtoi edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

E pranishme në çeljen e kësaj ekspozite ishte edhe ambasadorja franceze në vendin tonë.

Përmes fotografive, ekspozita sjell jo vetëm dëshmi historike, por edhe njerëzit, peizazhet dhe kulturën e Korçës dhe trevave të tjera.

/tvklan.al