Rreth 20 përqind e fermerëve që kanë përfituar nga skema mbështetëse në bujqësi në juglindje kanë marrë pagesat.

Paratë kanë kaluar në llogaritë e tyre ndërsa vijon ende procesi i analizimit të dosjeve.

Sipas autoriteteve procesi vonohet nga plotësimi i dokumentacionit.

Ndaj apelojnë që fermerët të dorëzojnë brenda afatit dokumentet që kërkohen.

Vetëm në skemën nr8, atë të subvencionimit për sipërfaqe toke në juglindje të vendit ka patur 4198 aplikime ndërsa interes ka patur edhe në skemat e tjera.

Në skemën mbështetëse të këtij viti 9 prej tyre ishin me pagesë direkte ndërsa 3 përfshinin investimet.

Klan News

/tvklan.al