Pas arrestimit në Francë të themeluesit të Telegram, rrjeti social tashmë po përballet me probleme të tjera ligjore në Korenë e Jugut.

Autoritetet policore të këtij shtetit kanë nisur një hetim për shparndarjen e pornografisë në Telegram. Shkak janë bërë disa raste të fundit me disa grupe në Telegram ku përhapen foto seksuale të vajzave të reja, përfshirë adoleshentet në Korenë e Jugut. Këto foto nuk janë reale, por “deepfake”, të realizuara përmes inteligjencës artificiale. Kjo ndodh duke bashkuar një trup nudo me fytyrën e një personi real.

Policia e Koresë së Jugut ka marrë disa denoncime gjatë javëve të fundit, ku vajza të reja janë ankuar se kanë parë në grupet e Telegramit foto të tyre nudo false.

Edhe në Francë, Telegrami po hetohet për shpërndarjen e imazheve pornografike të të miturve, që u shërben grupeve kriminale, trafikut të drogës dhe mashtrimit.

/tvklan.al