Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Tokio përfunduan, por në Korenë e Veriut sapo kanë nisur. Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka nisur transmetimin e Lojërave Olimpike disa ditë pas mbylljes zyrtare të tyre.

BBC bën me dije Televizioni Qendror Korean transmetoi 70 minuta të një ndeshje futbolli për gratë midis Britanisë së Madhe dhe Kilit.

Ndeshja u transmetua pa zë dhe me një cilësi të ulët duke hedhur dyshime për mënyrën se si janë siguruar këto pamje.

Koreja e Veriut nuk dërgoi një delegacion në Lojërat e Tokio 2020, duke thënë se donte të mbronte atletët e saj nga Covid-19.

Koreja e Veriut edhe pse bojkotoi këtë olimpiadë më herët ka marrë pjesë, ku ka qenë në një delegacion të përbashkët me Korenë e Jugut.

Lojërat Olimpike janë parë dhe më qëllim politik për të afruar dy Koretë, por duket se këtë herë shteti i Kim Jong Un është izoluar edhe më shumë nga çka qenë./tvklan.al