Qeveria braziliane ka konfirmuar këtë të mërkurë se një 61-vjeçar ka koronavirus.

I infektuari kishte udhëtuar gjatë këtij muaji në Itali. Ky përbën edhe rastin e parë të konfirmuar me virusin vdekjeprurës në Amerikën Latine.

“Do të shikojmë tashmë se si sillet virusi në një vend tropikal në mes të verës”, tha ministri i Shëndetit Henrique Mandetta gjatë një konference për shtyp.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, braziliani kishte kaluar dy javë në rajonin e Lombardisë, një nga zonat më të prekura me koronavirus kur u infektua.

Autoritetet kanë deklaruar se ai rezultoi pozitiv me COVID-19 pas analizës së parë, por pritet që të bëhet edhe një test tjetër.

Mbi dy mijë të vdekur janë regjistruar në Kinë, aty ku është edhe epiqendra e epidemisë, ndërsa koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shumë vende të tjera të botës. Në Italinë fqinje 12 persona kanë vdekur për shkak të COVID-19./tvklan.al