Në ditën e fundit të presidencës qipriote të BE-së, komisionerja për zgjerimin Marta Kos ka theksuar se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti që të përmbushë standardet e ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”, duke marrë një vlerësim pozitiv për raportin IBAR.

“Presidenca qipriote e Këshillit të BE-së i ka dhënë një impuls shumë të fortë momentumit për zgjerimin e BE-së. Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme për grupin e kapitujve “Themeloret” dhe së shpejti do të fillojë mbylljen e kapitujve. Për herë të parë në 17 vjet, ne filluam punën për një traktat pranimi për një shtet të ri anëtar dhe prezantuam paketën financiare në funksion të pranimit të Malit të Zi.”

Kos thekson se pret me padurim të vazhdojë punën për anëtarësimin në BE të shteteve kandidate, në bashkëpunim me presidencën irlandeze, që nis punën nga 1 korriku deri në fund të këtij viti.

Klan News

/tvklan.al