Kosova vetëm 10 vite pas pranimit në FIFA është shumë pranë kualifikimit në Botëror. Dardanët kaluan Sllovakinë duke e mundur 4 – 3 në Bratislavë në gjysmëfinalen e play off, ndërsa qeveria vendosi të akordojë 500 mijë euro shpërblim për këtë arritje. Për të të bërë historinë futbollistët duhet të zhvillojnë edhe një takim me Turqinë të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Një fitore e rëndësishme. Sot festojmë, kënaqemi se e kemi merituar. Akoma nuk kemi arritur asgjë. Na ka mbetur edhe një hap i vogël për të arritur në Kupën e Botës për të bërë historinë”, tha Vedat Muriqi.
“Duhet me e shijuar si popull, si lojtarë, si kombëtare, si federatë edhe të marrim energji pozitive për finalen. Duhet të jemi të përulur spes earrin gjëra të mëdha. Shpresoj që ndeshja në Prishtinë të na çojë në Botëror”, tha Mërgim Vojvoda.
Kosova në 3 ndeshjet e luajtura deri më tani me Turqinë ka pësuar vetëm humbje, 2 prej tyre në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Por tani dardanët vijnë me një skuadër më të konsoliduar dhe përvojë. Kosova në ndeshjet në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026 arriti rezultate të rëndësishme, duke mundur 2 herë Suedinë dhe barazuar me Zvicrën në Prishtinë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
