Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Blerim Shala refuzon që të jetë bashkëkryesues i departamentit për demokratizim, shoqëri civile dhe median pranë këshillit të përkhshëm administrativ të Kosovës. Justifikimi i tij është se ai është gazetar dhe botues i gazetës “Zëri”.

Nërkohë Solana, ka marrë pjesë dje në përurimin e një shkolle të rindërtuar në Fushë-Kosovë. Të premten në Fushë-Kosovë, shefi i politikës së jashtme të BE-së Havier Solana, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës së rindërtuar nga BE. Solana tha se është një privilegj për të që të hap këtë shkollë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, u kërkoi dy komuniteteve të nxënësve të jenë tolerantë dhe të krijojnë një shoqëri të ardhme moderne. Në emër të Bashkimit Europian falenderoi arsimtarët për punën e bërë.

Ndërkohë mijra shqiptarë kanë protestuar dje në Gjakovë me kerkesën për lirimin e 7 mijë të burgosurve shqiptarë që mbahen peng në burgjet serbe./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori