Komiteti për Politikë dhe Demokraci shqyrton raportin e Bakojanis

Këshilli Për Politikë dhe Demokraci në Këshillin e Evropës pritet të diskutojë sot raportin e Dora Bakojanis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm. Kërkesa e paraqitur 2 vite më parë nga Prishtina zyrtare pritet të përfshihet në procedura, ku fillimisht pritet të shqyrtohet raporti i Bakojanis nga ky komitet dhe për të votuar në Asamblenë Parlamentar në 18 Prill.

Raporti pro anëtarësimit i politikanes greke ka ndezur shpresën në Kosovë se do të kalojë dhe hapin tjetër atë të votimit në Asamblenë e KiE-s. Kosova miratoi transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, duke përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim. Ndërsa krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, për presidenten Vjosa Osmani nuk është një kusht.

Vjosa Osmani: S’është përkushtim i Marsit 2024, por i marrëveshjes bazike së vitit 2023 që është pranuar nga delegacioni i Kosovës dhe siç e dini të gjithë përfshin edhe detyrimin për themelimin e Asociacionit. Kërkesë e imja ka qenë në letër që të përfshihet një pjesë ku çdo detyrim i Republikës së Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses. Kjo është korniza jonë s’dalim kurrsesi jashtë saj.

Kosovës i nevojiten votat e 2/3 të deputetëve Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të pasur dritë jeshile për anëtarësimin. Më pas, vendimi do t’i kalojë Komitetit të Këshillit të Ministrave për t’u miratuar.

Tv Klan