Atmosferë festive në Prishtinë në prag të festave të fundvitit. Qendra e kryeqytetit këto ditë është mbushur me vizitorë nga vendi dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur Prishtinën, ku javët e fundit nuk kanë munguar aktivitetet argëtuese.
Gjatë javëve të fundit, çdo natë kanë performuar këngëtarë të njohur si Ghetto Geasy, Sabri Fejzullahu, Majk, Cozman dhe shumë të tjerë, të cilët kanë argëtuar qytetarët e Prishtinës, por edhe vizitorët e kryeqytetit.
Edhe politika nuk mbetet pa u përmendur në prag të ndërrimit të motmoteve.
Bllokada pothuajse njëvjeçare ka bërë që qytetarët ta konsiderojnë të humbur vitin 2025. Shpresa dhe dëshira e tyre për 2026 është krijimi i institucioneve.
Në natën e ndërrimit të motmoteve, deri në mesnatë, qytetarët preferojnë të kalojnë në ambiente familjare.
Por 40 minuta pas mesnate, ata që duan të festojnë në shesh, komuna e Prishtinës ka parashikuar t’i argëtojë me muzikën e tij të veçantë këngëtari Dren Abazi.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 