Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot do të udhëtojë për në Bruksel, ku edhe do të provojë përsëri që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejt që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në Evropë.

Kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar se do të kërkojë që fillimisht të ndodhë liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Mustafa, do të kërkojë që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të Demarkacionit, dhe nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbushë këtë kriter, asaj t’i merret sërish liberalizimi dhe t’i kthehet regjimi i vizave./Klan Kosova.