17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, simbolin e “NEWBORN”, edhe këtë vit ka gjetur me pamje të re. Ky monument që reflekton mesazhe të ndryshme vjen me një koncept që pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.
E qysh në orët e hershme të mëngjesit tashmë tradicionalisht krerët e shtetit marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes solemne të flamurit të Kosovës.
Ceremonia është përmbyllur me parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë. Në këtë ceremoni krerët e shtetit kanë deklaruar se mbrojtja e lirisë është detyrë e përhershme.
Vjosa Osmani: Një falenderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë dhe historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë tonë, Presidenti historik dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në e deri tek secili qytetar i Republikës tonë.
Albin Kurti: Liria për të cilën kemi sakrifikuar aq shumë kërkon demokraci, e cila mundëson që të dëgjohet zëri i popullit dhe të mbrohen të drejtat e qytetarëve,
Ata, si dhe krerët politikë me homazhe kanë kujtuar sakrificën e familjes Jashari, të pagjeturit, fëmijët e vrarë gjatë luftës si dhe Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.
Tv Klan