Rezultatet e para, VV kryeson bindshëm me mandatet
Sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosja ka 49,80% të votave dhe pritet të fitojë 56 deputetë. PDK renditet e dyta me 21,21% dhe 23 deputetë, ndërsa LDK e treta me 13,76% dhe 15 deputetë.
AAK ka 5,73% të votave dhe pritet të ketë 6 deputetë. Ende mbetet të konfirmohet metodologjia e shpërndarjes së mandateve dhe nëse përfshihen të gjitha 120 ulëset apo vetëm ato të përgjithshme.
LVV siguron 56 karrige në Kuvendin e Kosovës?
LVV pritet të ketë 56 mandate në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.01 %, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.59% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.68 %. Ndërkaq Lista Serbe, e afërt me Beogradin fitoi 4.74 %të votave.
Kurti flet pas fitores: Sot triumfoi populli i Kosovës, të ecim përpara pa vonesë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për mediat sot më 28 dhjetor, pas fitores së VV-së me afër 50 përqind të votave.
Kurti tha se sot ka triumfuar populli i Kosovës. Ai shtoi se institucionet duhet të ngrihen menjëherë, duke nënvizuar se duhet ecur përpara pa vonesa. Lexo më shumë
Albin Kurti drejt formimit të qeverisë i vetëm, pa opozitën

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje mund të formojë qeverinë e ardhshme pa mbështetjen e partive opozitare. Me mbi 95% të votave të numëruara, LVV ka marrë rreth 50% të votave, që përkthehen në 55-56 deputetë dhe i nevojiten vetëm disa deputetë të pakicave jo-serbe për të siguruar shumicën.
Partia Demokratike e Kosovës ruan afro 20% të votave dhe pritet të ketë 23 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës bie në 14% dhe mund të humbasë rreth 5 deputetë nga 20 që kishte.
Ramush Haradinaj me 6% të votave mund të marrë 6 mandate, ndërsa Fatmir Limaj mbetet jashtë parlamentit, pasi nuk arriti pragun zgjedhor.
Kreu i KQZ: Nesër nis numërimi i votave për kandidatët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.79%, ndjekur nga PDK me 21.18% dhe LDK me 13.77%.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me postë, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për partitë do të nisë nesër nga ora 12:00.
Vetëvendosje bie nën 50 përqind
Kur po afrohemi nga fundi i numërimit të votave në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka rënë nën 50 përqind të votave.
Vetëvendosje ka 48.83 përqind të votave, kur procesi i numërimit të kutive të votimit po shkon drejt fundit.
Humbi në zgjedhje, Abdixhiku: LDK shtëpia e demokracisë në Kosovë, uroj fituesin
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në një konferencë për mediat, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht rezultatit në zgjedhje, mbetet shtëpia e demokracisë në Kosovë.
Abdixhiku u shpreh se do të mbledhë Kuvendin e LDK-së, teksa shtoi se uron fituesin e zgjedhjeve.
“Para verdiktit qytetar përulemi të gjithë, sepse qytetari ka të drejtë përherë. LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia e demokracisë në Kosovë. Në këtë moment, LDK ka nevojë për një reflektim. Do të thërras Kuvendin e LDK-së për të shpalosur përgjegjësinë time. Uroj fituesin, sepse Kosova ka nevojë për demokraci”, tha ai.
Numërohen gati 70 përqind e votave, Vetëvendosje kalon 50 përqind
Janë numëruar 67 përqind e votave të numëruara në zgjedhjet në Kosovë, sot më 28 dhjetor.
Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar 50 përqind, duke shkuar 50.24 përqind.
Pas Vetëvendosjes, vjen PDK me 20.20 përqind, LDK me 14.18 përqind, AAK me 6.45 përqind, Lista Serbe me 3.06 përqind.

Numërohen afër gjysma e votave në Kosovë, mbështetja për secilën parti politike
Janë numëruar 48 përqind e votave në zgjedhjet e sotme, 28 dhjetor 2025.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.18 përqind të votave. Lexo më shumë
Haradinaj: AKK ka fituar nëntë mandate
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se partia e tij ka arritur të ruajë një pozicion të qëndrueshëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas tij, AAK-ja ka marrë rreth 8% të votave, që përkthehet në 9 ulëse në Kuvend.
Në një konferencë për media, Haradinaj falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe theksoi rolin e diasporës që kontribuoi në procesin zgjedhor, duke votuar nga vendet ku jetojnë dhe që udhëtuan për të votuar në Kosovë.
Ai shtoi se ky rezultat i konfirmon AAK-së një vend të stabilizuar në skenën politike dhe u shpreh optimist për rezultatet përfundimtare.












Botërori 2026 
