“Ndonëse duhet edhe pak kohë nga nisja e sezonit turistik qytetit bregdetar i Shëngjinit ishte i mbushur edhe këtë të shtunë me vizitorë të ndryshëm. Ata e zgjedhin vijën bregdetare të Lezhës për qetësinë, pastërtinë, por edhe për rrezet e ngrohta të diellit duke kaluar çaste të bukura me njëri-tjetrin.”

Koha ishte e përshtatshme për plazh dhe kjo u shfrytëzua nga qytetarët për të pushuar në bregdet.

Këtë të shtunë nuk gjetëm vetëm banorë të Shëngjin apo zonave përreth, por edhe shumë vizitorë nga Kosova. Shumica e tyre preferuan që të bënin një shëtitje buzë detit ndërsa pati edhe nga ata që tentuan të futen në ujë.

Vizitorët thonë se kjo është periudha ideale për të pushuar për shkak të qetësisë që është në bregdet.

“Shëngjinin e dua shumë, edhe Shqipërinë e kam dashur gjithmonë.”

“Po shumë herë vijmë, por ndonjëherë nuk kemi edhe kohë sepse burri punon, djali është në shkollë. Kështu që kur kemi kohë vijmë”

“Këtu ajri është i mirë, uji i mirë, njerëzit e mirë. Gjithçka në rregull.”

“Pa filluar sezoni dhe në mbarrim të sezonit vijmë sepse është më qetë.”

“Akoma nuk është sezoni, por ka sidomos verës nuk kemi ku të rimë.”

Shëngjini është një nga zonat bregdetare më të frekuentuara në vend. Kjo zonë në Lezhë zgjidhet jo vetëm nga vizitorë nga Kosova apo Maqedonia e Veriut, por edhe nga turistë të shumtë nga vende të ndryshme.

Të shumtë ishin qytetarët që kishin zgjedhur të pushonin edhe buzë Jonit. Kjo ishtë situata në Vlorë këtë të shtunë. Vizitorët thonë që janë të kënaqur me kushtet e motit dhe ato të plazhit.

“Vlora është qyteti të paktën përsa kohë po lëviz midis Durrësit tim dhe Itali, një nga qytetet më të bukura.”

“Koha është shumë e ngrohtë, deti shumë i pastër dhe rëra e shkëlqyer.”

Jo vetëm në bregdet. Fundjava kalohet edhe në atrkasione të tjera. Qytetarë të Shkodrës dhe zonave përreth kishin zgjedhur që këtë të shtunë ta kalonin në Shirokë jo vetëm për të bërë shëtitje, por edhe për të provuar gatimet tradicionale.

Klan News