Shkalla vjetore e inflacionit në Kosovë, në muajin prill ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për qind.
Rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur te grupi i transportit, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse.
Kosova, sipas ekspertit të ekonomisë Safet Gërxhaliu, është shndërruar në një shtet të varur nga importi. Në vitin 2025, Kosova ka importuar më tepër se 7 miliardë e 100 milionë euro mallra nga jashtë.
Ndërsa, njohësi tjetër i ekonomisë, Bashkim Mustafa, thotë se kjo rritje e inflacionit është dëshmia më e mirë e dështimit politik dhe ekonomik të qeverisjes aktuale.
Mustafa po ashtu u shpreh se për shkak të çmimeve të larta është rritur edhe migrimi i popullsisë. Inflacioni vjetor në muajin mars të këtij viti u rrit mesatarisht 6.7 për qind.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 