Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë mbarë popullore për lirimin e 7 mijë pengjeve shqiptarë në burgjet dhe kampet serbe. Këshilli organizativ i protestës i ngritur nga gjithë subjektet e Kosovës, ka ftuar për pjesmarrje masive. Protesta është mbajtur një ditë para se parlamenti europian të debatoj për çështjen e të burgosurve shqiptarë nga kosova që mbahen në serbi. Edhe dega e komistetit të Helsinkit në Beograd, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të shqiptarëve të kosovës. Ky komitet i ka kërkuar rishikimin e të gjitha proceseve gjyqësore kunder shqiptarëve të kosovës që janë mbajtur që nga marsi 1999 nëpër burgje. Sipas komitetit beogradas të Helsinkit vetëm gjatë 3 muajve të fundit gjyqet e serbisë kanë dënuar më shumë se 170 shqiptarë të Kosovës./tvklan.al