Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 29 miliardë dollarë deri më tani – një vlerësim që është më i lartë se shifra prej 25 miliardë dollarësh që Pentagoni i dha Kongresit dy javë më pare, raportoi CNN.
Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se kostoja e re e konfliktit përfshinte riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve të përditësuara, së bashku me kostot operative.
Linda Bilmes, një eksperte e politikave publike në Shkollën Harvard Kennedy, parashikon që konflikti me Iranin do t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë të paktën 1 trilion dollarë.
Vetëm një raketë Tomahaëk mund të vlerësohet në 2 milionë dollarë në inventar, por zëvendësimi i një të tille sot kushton deri në 3.5 milionë dollarë. 55,000 trupa amerikane gjenden në atë rajon.
Kostoja tjetër ka të bëjë me cmimet e energjisë.
Departamenti Amerikan i Energjisë tani thotë se çmimet e naftës ka të ngjarë të qëndrojnë mbi 100 dollarë për fuçi në javët e ardhshme.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
