Vetëm drejtoria policore e Kosturit ka sekuestruar muajt e parë të këtij viti rreth 1 ton kanabis me prejardhje nga Shqipëria. Lënda narkotike është sekuestruar në operacione janë arrestuar transportues apo trafikantë shqiptarë. Por po ashtu janë të shumtë edhe shtetasit grekë që janë arrestuar gjatë këtyre operacioneve.

Policia e Kosturit ka publikuar një video nga aksioni i ditës së shtunë, kur u asgjësuan nëpërmjet djegies në furrnaltë, 945.4 kilogramë kanabis dhe 8.2 kilogramë heroinë.

Sipas një raporti të policisë greke, nga Shqipëria vjen 71% e kanabisit që ka destinacion Greqinë. Por dyshohet se kjo shifër është më e madhe, pasi një pjesë e konsiderueshme e kanabisit të panjohur është kapur në zona pranë kufirit greko-shqiptar.

Raporti bën të ditur se në operacionet anti drogë janë arrestuar gjatë një viti 1273 shtetas shqiptarë dhe 8.186 shtetas grekë.

Raporti shton se afërsia gjeografike e ka bërë Greqinë pikë tranziti për ngarkesat e paligjshme të kanabisit shqiptar. Destinacioni i kësaj lënde narkotike është territori i Bashkimit Europian, por së fundi edhe Turqia, theksohet në raport.

Tv Klan