Komiteti i Përgjithshëm Drejtues miratojë ndryshimet në programin dhe statutin e Partisë Socialiste. Diskutimi i vendimeve të kryesisë socialiste dhe propozimet e antarëve të tjerë të KPD dhe ish presidentit Mejdani servirën ndryshime të cilat nuk sanksionojnë autoritetin e kryetarit në parti. U miratua unifikimi i kryetarit me atë të kryeministrit, por nuk u miratua e drejta e kryetarit për inisiativa personale, për të zgjedhur sekretarët si dhe për referendum. Në këtë pikë u ra dakort se referendumi mund të mblidhet nga pak më shumë se gjysma e delegatëve të kongresit socialist. Kongresi i Partisë Socialiste u vendos të mbahet çdo vit, por kryetari do të zgjidhet 1 herë në 3 vjet. Anëtarët e KPD miratuan shance të barabarta konkurimi në garën për kryetarë partie. Kështu koferencat në rrethe do të mbahen nga 15 Nëntori deri ne 5 Dhjetor. Të gjithë kandidatët që depozitojnë kërkesën e tyre me 20% të firmave të delegatëve të kongresit do të kenë mundësi të marrin pjesë në koferenca dhe të shpalosin platformën e tyre në minutazh të barabartë me kryetarin aktual të partisë.

Gramoz Ruçi: “Çdo kandidat mund të çojë një vëzhgues, apo një përfaqsues të tijin si vëzhgues të procesit zgjedhor në kongresin e partisë. Për çudinë e të gjithëve nuk pati asnjë votë kundër”.

Komiteti i Përgjithshëm Drejtues miratojë çregjistrimin nga partia dhe pa të drejtë miratimi për një vit ndaj deputetëve që në votimet e rëndësishme për Partinë Socialiste votojnë kundra, apstenojnë apo nuk marrin pjesë në votim. Ky vendim nuk është kundërshtuar nga asnjë anëtar i KPD, ndërkohë që pas rrëzimeve të dekreteve të presidentit në parlament, pritet të votohet për dy vendet bosh në kabinetin qeverisës./tvklan.al