Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot verifikimin e 210 kutive të fletëve të votimit dhe të kutive të materialeve të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
116 kuti i përkasin qendrave të votimit brenda vendit, ndërsa pjesa tjetër votave të diasporës. Ky proces, sipas KQZ, ka për qëllim këqyrjen e mëpasshme të fletëve të votimit dhe të materialit zgjedhor në lidhje me saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore pas ditës së votimit dhe numërimit.
Në zgjedhjet e datës 11 Maj 2025 janë administruar gjithsej 6,184 kuti votimi, ku bëjnë pjesë edhe 959 kuti votimi që i përkasin votimit nga jashtë vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
