Ditën e enjte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shyqrtojë vlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës.

Mbledhja për shqyrtimin e mandatit të Belerit do të zhvillohet në orën 11:00. Beleri, i cili në zgjedhje kandidojë si përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 2 vite burg për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit në vitin 2023.

Për shkak të arrestimit dy ditë para zgjedhjeve, Beleri dhe pse ishte fitues në bashkinë e Himarë nuk mundi të bënte betimin si kryebashkiak.

Klan News