Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen gjithsej 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në 10 komuna, votat do të rinumërohen në tërësi, ndërsa në 28 komuna do të rinumërohen 10 për qind e vendvotimeve.
Sipas KQZ-së, vendimi erdhi pas raportit të Sekretariatit të KQZ-së (SKQZ), i cili gjatë verifikimit të videoincizimeve nga Qendrat Komunale të Numërimit ka evidentuar mospërputhje mes votave të numëruara për kandidatë dhe atyre të shënuara në fletëvotime.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka paralajmëruar se nëse pas rinumërimit konstatohen manipulime me votat e kandidatëve, rastet do të procedohen në organet kompetente dhe do të përfshijnë anëtarët e ekipeve të numërimit.
KQZ-ja ka vendosur që Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugë të rinumërohen të gjitha vendvotimet.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 