Bankat kanë disbursuar 164.2 miliardë Lekë kredi të re për ekonominë gjatë periudhës Janar-Maj 2025. Kjo përbën një rritje prej 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në segmentin e individëve, po vihet re një zhvendosje drejt kredive në valutë, për shkak të normave më të ulëta të interesit dhe forcimit të lekut.
Në muajin maj, kredia në valutë për individët arriti në 2.15 milionë Lekë, ndërsa për bizneset në 66.2 milionë lekë. Kredia në lekë vazhdon të dominojë, veçanërisht për sektorin e biznesit.
Gjithashtu është rritur edhe pesha e kredisë konsumatore, në krahasim me atë hipotekore.
Nga ana tjetër edhe depozitat bankare kanë shënuar rimëkëmbje. Në fund të majit, kursimet arritën në 1.38 trilionë lekë, ose 6.45% më shumë se një vit më parë.
Prej tyre, 645 miliardë lekë janë depozita në monedhën vendase dhe 8.1 miliardë euro në valutë.
Paraja jashtë sistemit bankar kanë shënuar një rritje të lehtë muajve të fundit. Referuar shifrave, ky nivel ka arritur në 434 milionë lekë, me një rritje prej 1.2% krahasuar me muajin e kaluar.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 