Kryegjyshi i bektashinjve baba Mondi: Pandemia na lidhi shpirtërisht
Bektashinjtë kremtuan festën e Sulltan Novruzit, ditë e cila përkon me lindjen e Imam Aliut dhe simbolizon po ashtu rigjallërimin e natyrës.
Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj nga Kryegjyshata Botërore në Tiranë dha mesazhin e tij duke theksuar se pandemia nuk i pengoi besimtarët të jenë të bashkuar shpirtërisht.
“Pandemia botërore na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Kjo situatë nuk na ka penguar aspak të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit, jo vetëm për t’i shprehur ndjenjat dhe solidaritetin, por mbi të gjitha për të qenë sa më pranë atyre që humbën të dashurit e tyre prej kësaj pandemie”, tha ai.
Në këtë ditë të shenjtë nuk munguan dhe përfaqësues të politikës. Presidenti Meta teksa uroi besimtarët bektashinj, shmangu mesazhet e drejtpërdrejta politike nga Selia e Shenjtë.
“Apeloj për të bërë kujdes sa shumë dhe njëkohësisht edhe të jemi edhe më optimistë për të ardhmen, më solidarë me njëri-tjetrin, më bashkëpunues, më tolerant”, u shpreh Meta.
Ashtu sikurse dhe vitin e shkuar për shkak të masave anti-covid, edhe këtë vit kishte një prezencë të vogël besimtarësh në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 