Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit Bajram Begaj e cilëson atë si udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


Begaj thotë se ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën.

Një mesazh ngushëllimi pati edhe i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj.

Ai vlerëson kontributin e rëndësishëm të Kryepeshkopit Anastas për vëllazërinë dhe unitetin e të krishterëve, si dhe angazhimin e tij të palodhur për dialogun ndërfetar.

Tv Klan